E shtunë, 14 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Rajoni

Maqedoni, fëmijët falen në kopsht

Kopshti “Bleta” në Shkup të Maqedonisë  mëson fëmijët të falen. Nje video amatore e publikuar ne vete faqen e ketij institucioni e qe me pas është hequr ka shkaktuar jo pak reagime.

 

Maqedonia është shtet laik dhe pavarësisht se behet fjale per nje institucion privat, ne kete rast ka tejkalim te programit mësimor. Më tepër sesa institucion edukimi, kopshti të jep përshtypjen e një institucioni fetar, nisur nga ato çfarë ka postuar tek faqen e Facebook e qe tashme jane publikuar nga mjaft protale.

 

Reklamë

Në videon e shkurtër, shfaqeshin fëmijët që ecin përreth një vendi të improvizuar si objekti i Qabes në Mekë të Arabisë Saudite. Reagimet e shumta kane bere qe kopshti bleta te mbylle edhe faqen e Facebook.

 

Shumë persona shfaqen irritim ndaj këtij veprimi por ka pasur  edhe reagime qe shprehnin admirim per sjelljen e te vegjëlve. Ndërkohë, ministria përkatëse ne Maqedoni,  është duke verifikuar shumë parashkollore ne për te pare nese ka shkelje te laicitetit apo te programeve mësimore.

 

 

Më shumë video

Reklamë