Parlamenti ne Shkup hyn në fazën finale të miratimit te amendamenteve që vendosin emrin e ri “Maqedonia Veriore”. Ligjvënësit do të votojnë në një seancë maratonë mbi ndryshimet e propozuara.

 

Kryeministri Zoran Zaev u shpreh i bindur për sigurimin e 80 votave te nevojshme. Ditët e fundit ai zhvilloi bisedime intensive me dy partitë opozitare shqiptare Aleancën për Shqiptarët dhe Lëvizjen Besa, liderët e të cilëve kishin kushtëzuar ndryshimet kushtetuese me përfaqësimin e shqiptarëve në Preambulën e Maqedonisë.

 

Ndërkohë opozita dhe qytetarë të tjerë protestuan para Kuvendit kundër votimit të ndryshimeve kushtetuese.

 

Lideri i partisë më të madhe opozitare Hristjan Mickovski tha se qeveria po zbaton një politikë për të cilën nuk e ka mbështetjen e qytetarëve.

 

 “Maqedonia Veriore i takon Zaevit dhe bashkëpunëtorëve të tij, ndërsa Republika e Maqedonisë është atdheu im dhe i qytetarëve, është ajo që u votua më vitin 1991. VMRO-DPMNE nuk do të marrë pjesë në seance dhe nuk do ta legjitimojë ndryshimin e dhunshëm të Kushtetutës, me pazare e kushtëzime” 

 

Pas votimit të pritshëm të amendamenteve, i takon Athinës zyrtare të miratojë marrëveshjen e Prespës në parlamentin e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *