E hënë, 9 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Maqedoni, emigrantët bllokohen në kufi

Mijëra refugjatë kanë kaluar një tjetër natë të ftohte në kampet provizore të kufirit greko- maqedonas. Përballë tyre, në anën e kufirit, qëndronte kordoni policor, i cili më herët pas tentativës së emigrantëve për të carë rrethimin me tela përdorë gaz lotsjellës dhe hapën disa herë zjarr. Por ndërsa Maqedonia, Serbia, Kroacia e Austria, kanë mbyllur kufijtë, zyrtarët e lartë të unionit po lobojnë për lejimin e kalimit të refugjatëve, aktualisht të bllokuar në Greqi. Pas deklaratës së kancelares gjermane, Angela Merkel, e cila kërkoi bashkëpunimin e të gjitha vendeve, për të mos lejuar Greqinë të përballojë e vetme këtë fluks, kreu i Këshillit Europian presidenti Donald Tusk, qëndron në Austri për të mundësuar rihapjen e kufijve. Pas Vjenës, Tusk qëndron në Lubjane, Zagreb, Shkup dhe Athinë. Kjo situatë pritet të zgjidhet përpara samitit të 17 dhe 18 marsit për të diskuar lidhur me krizën e refugjatëve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë