Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
30 June 2026
Vizion fokus

Durrës/ Plagoset me mjet prerës 45-vjeçari

Tërmetet në Venezuelë, shkon në 1719 numri i viktimave

Mbyllet dita e 30-të e protestës, qytetarët nisin marshimin

Starmer rikonfirmon angazhimin e Britanisë ndaj NATO-s

“Nuk ka takim të planifikuar”, Irani mohon bisedimet me...

Mot i nxehtë në Itali, humbin jetën dy persona

Shpërthim në një platformë nafte në Venezuelë, disa të...

Irani: Çminimi i Ngushticës së Hormuzit do të kryhet...

Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës,...

E rëndë në Finlandë, çiklisti sulmon me thikë një...

Maqedoni e Veriut, mbyllen kutitë e votimit të zgjedhjeve presidenciale

24 Prill 20:24

Në Maqedoninë e Veriut u mbyllën kutitë e votimit të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale. Këto janë zgjedhjet e shtata pas pavarësisë së vendit. Shtatë kandidatë janë në garë, prej tyre dy shqiptarë. Mbi 1 milion e 800 mijë votues janë të regjistruar dhe dalja e votuesve në zgjedhje ka kaluar 47 përqind, sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjve (KSHZ). Në raundin e parë nuk pritet të ketë fitues, por dy garuesit me më tepër vota kalojnë në balotazhin e 8 majit, kur mbahen edhe zgjedhjet parlamentare.

KSHZ ka njoftuar se ka pranuar rreth treqind ankesa për parregullsi që kanë të bëjnë me fotografimin e fletëvotimit, vendosjen fletëpalosjeve në makina pranë qendrave të votimita, apo pamundësinë për të votuar të disa personave, të cilët nuk e kishin gjetur veten në regjistrin zghjedhor.

KSHZ tha se një numër të ankesave i kishte zgjidhur, për një pjesë tjetër po punonte, ndërsa disa të tjera i ka hedhur poshtë si të pabaza.

Sidoqoftë, dalja në votime ka qenë për 9% më e lartë se në zgjedhjet e kaluara presidenciale, të vitit 2019. Por, vërehet se në vendbanimet shqiptare shkalla e daljes në votime është më e ulët për dallim nga ato ku popullata maqedonase përbën shumicën.

Votimi është zhvilluar në një atmosferë kryeisht të qetë, ndërsa policia njofton për incidente të vogla që nuk pritet të ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve.

Në garën për president të Maqedonisë së Veriut janë Stevo Pendarovski i LSDM-së, i cili garon për një mandat të dytë, Gordana Siljanovska Davkova e VMRO-DPMNE-së, Bujar Osmani i koalicionit Fronti Evropian i drejtuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim, Arben Taravari i koalicionit VLEN, Maksim Dimitrievski i partisë “Znam”, Stevçe Jakimovski i Opsionit Qytetar për Maqedoninë dhe Biljana Vankovska e partisë “E Majta”.

Stevo Pendarovski thotë se vendi që po negocion për integrim me Bashkimin Evropian nuk guxon të lejojë një proces të keq zgjedhor:

“Kemi një përvojë të gjatë me zgjedhjet dhe pres që sikur edhe herën e kaluar ato të ruajnë standardet e larta evropiane”, tha kandidati i Social-demokratëve, Pendarovski.

“Erdhi dita dhe çasti që ky pushtet të largohet”, komentoi Gordana Siljanovska e VMRO-së, duke bërë thirrje, nga ana tjetër për heqjen e pragut prej 40 përqind të daljes në raundin e dytë të votuesve.

Bujar Osmani i Frontit Evropian thotë se këto zgjedhje janë vendimtare për të ardhmen e vendit:

“Për shkak se shteti është në udhëkryq. Dy opsione janë para nesh dhe qytetarët duhet të vendosin për një prej këtyre opsioneve: integrimin apo izolimin. Por sot shpresoj fillimisht se zgjedhjet do të kalojnë në rend më të mirë; qytetarët të kenë mundësi të shprehin vullnetin e tyre”, tha zoti Osmani.

Arben Taravari i koalicionit VLEN thotë se është me rëndësi që zgjedhjet të jenë të drejta dhe demokratike.

“Sot është dita kur sovrani vendos se kush duhet të fitojë zgjedhjet; për cilin duhet të japë mbështetje dhe përkrahje dhe kushdo qoftë që merr më shumë përkrahje ne do t’ia urojmë dhe shpresoj se 8 maji do të jetë ditë edhe më e rëndësishme se sot 24 prilli, kur mbahen zgjedhjet parlamentare. Uroj dhe shpresoj të shkojë në atmosferë demokratike dhe tëë drejtë”, tha zoti Taravari.

Misioni i ODIHR-it që ndodhet në vend, ka mbi 320 vëzhgues për të ndjekur procesin, ndërsa një numër edhe më i madh i vëzhguesve vendas po ashtu është aktiv në terren.

Shefja e misionit të ODIHR-it, Jillian Stirk në orët e paraditës vizitoi dy qendra të votimit dhe tha se procesi po shkonte mirë:

“Ne kemi mbi dyqind vëzhgues sot këtu të shpërndarë në të gjitha zonat dhe kemi vëzhguesit afatgjatë që ndodhen këtu prej se hapëm misionin në fund të marsit”, tha zonja Stirk. ODIHR do të bëjë nesër komente lidhur me ecurinë e procesit.

Kutitë e votimit mbyllen në orën 19, ndërsa rezultatet e para pritet të shpallen rreth mesnatës, nga KSHZ, por shtabet e partive dhe të kandidatëve zakonisht i kanë të dhënat edhe më përpara dhe ato nuk dallojnë shumë nga ato të autoriteteve të zgjedhjeve.

Presidenti në Maqedoninë e Veriut ka një mandat prej pesë vjetësh dhe zgjidhet me votë të drejtpërdrejtë, ndonëse kohët e fundit janë shtuar debatet, sidomos në radhët e partive politike shqiptare që presidentin ta zgjedhë parlamenti, por partitë maqedonase nuk janë dakorduar me këtë.

Maqedonia e Veriut është vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian që nga fundi i vitit 2005 dhe përparimi drejt Bllokut ka qenë i ngadalshëm dhe i vështirë. Zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare të 8 majit shikohen me interes të madh nga publiku jo vetëm në Maqedoninë e Veriut për shkak të besimit në rënie për BE-në dhe zvarritjen e procesit të integrimit apo dhe për debatet mbi ndikimin keqdashës të Federatës Ruse./VOA

Posted Under:
Kryesoret Rajoni
Tagged:
Maqedoni e Veriut mbyllen qendrat e votimit Zgjedhje Presidenciale

Nga e njëjta kategori

Durrës/ Plagoset me mjet prerës 45-vjeçari

më shumë...

Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës, IKMT gjobit dhe pezullon subjektin

më shumë...

Si përndiqte ish-Sigurimi i Shtetit? Publikohen dokumente e studime që hedhin dritë mbi persekutimin politik gjatë diktaturës

më shumë...

Humb jetën 45-vjeçari në Mirditë, ra në kontakt me energjinë elektrike

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

12:30

Durrës/ Plagoset me mjet prerës 45-vjeçari

10:43

Tërmetet në Venezuelë, shkon në 1719 numri...

10:35

Mbyllet dita e 30-të e protestës, qytetarët...

10:19

Starmer rikonfirmon angazhimin e Britanisë ndaj NATO-s

10:05

“Nuk ka takim të planifikuar”, Irani mohon...

9:56

Mot i nxehtë në Itali, humbin jetën...

9:24

Shpërthim në një platformë nafte në Venezuelë,...

9:22

Irani: Çminimi i Ngushticës së Hormuzit do...

9:08

Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit...

9:06

Si të freskoni shtëpinë gjatë ditëve të...

8:46

E rëndë në Finlandë, çiklisti sulmon me...

8:14

Zbuloni 5 shenjat e horoskopit, që harxhojnë...

7:56

“Konferenca e Mbrojtjes së Athinës”, Nufi: Shqipëria,...

7:44

A do të bëhet Vuçiç sërish kryeministër...

7:44

Pakistani fillon sulmet e rënda kundër Afganistanit

7:28

Dita e 30-të e protestës, nis grumbullimi...

7:20

Paralajmërimi i Holandës: Pas Ukrainës, Rusia mund...

7:08

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit: Nuk kemi...

7:03

Macron: Franca dhe Omani kanë rënë dakord...

6:16

Përshkallëzimi i tensioneve mes SHBA-së dhe Iranit,...

Më të klikuarat

  • Mërkuri retrograd sjell vonesa, Horoskopi i muajit korrik: L...
  • Lëkundje tërmeti në Korçë
  • Plagosja e të riut në Pogradec, autori braktis makinën në Qa...
  • Mbledhja e grupit të PS, zbardhen porositë e Ramës për deput...
  • “Divorcohen” Meta-Cakrani, avokati: Na humbi besimi tek njër...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.