Subscribe

Qeveria e Maqedonisë ka miratuar projektligjin për përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare krahas asaj maqedonase. Drafti qe do të kalojë në Parlament për procedurë të mëtejshme, parashikon që në të gjitha organet e pushtetit të Republikës së Maqedonisë, institucionet shtetërore, ndërmarrjet publike, etj gjuhë zyrtare do te jete edhe shqipja, pasi atë e flasin 20% e qytetarëve te vendit.

 

Lideri i RDK-së, Vesel Mehmedi, pjesë e Aleancës për Shqiptarët që është parti qeverisëse, është shprehur  i kënaqur që ligji për përdorimin e gjuhëve, mori dritë jeshile në mbledhjen e qeverisë.

“Sjellja e ligjit për përdorimin e gjuhëve është kurorëzim i një sakrifice dhe durimi disa vjeçar i partive politike shqiptare, dhe liderëve të tyre, dhe gjithë ne duhet t’u jemi falënderues për këtë moment. Është kënaqësi të jesh pjesë e këtij momenti, të japësh një kontribut të vogël në këtë drejtim, por në asnjë moment nuk do të guxoja të merrja në autorësi dhe pronësi këtë arritje të madhe për shqiptarët.”

 

Ligji per shndërrimin e shqipes si gjuhe zyrtare ne Maqedoni ishte pjese e marrëveshjes se partive politike shqiptare me ato maqedonase qe u përfshinë ne koalicionin qeverisës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *