Subscribe

Seanca e parlamentit te Maqedonisë vijoi për te treten dite radhazi, me fjalimet kryesisht te deputeteve te VMRO-DPMNE-se qe synojnë ta zgjasin sa me shume ne kohe procesin e ngritjes se komisionit për zgjedhje dhe emërime, qe i paraprin edhe zgjedhjes se kreut te ri te parlamentit.

 

Përpara nisjes se seancës se kësaj te mërkure është mbledhur serish takimi koordinues mes përfaqësuesve te partive parlamentare dhe kryesuesit te seancës Veljanovski, por ai nuk ka arritur te prodhoje asnjë rezultat konkret.

 

Deputetet e LSDM-se dhe BDI i kane ngritur Veljanovskit shqetësimin per replikimat dhe fjalimet pafund te deputeteve te VMRO-se qe po pengojnë mbarëvajtjen e punimeve. Por Veljanovski theksoi se seanca do të vazhdojë sipas rregullores deri në përfundimin e të gjithë fjalimeve nga deputetët e paraqitur për të marrë fjalën.

 

VMRO-DPMNE-ja do të zhbllokojë zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri vetëm në rast se merr garancinë që ai do të shpallë menjëherë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

 

Deputetët shqiptarë kundërshtuan me forcë qëndrimin e VMRO ndaj deklaratës së partive shqiptare. Sipas tyre, VMRO po mbjell urrejtje ndëretnike. Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela deklaroi se kjo parti ka ende tendenca për genocid ndaj shqiptarëve.

 

Ziadin Sela: E vërteta është që ju akoma keni tendenca gjenocidale ndaj një populli të tërë kur thoni se në qoftë se doni të drejta shkoni në Tiranë, në Shqipëri. Ju keni qenë vetëm kundër kthimit të shtetit të së drejtës dhe kundër asgjëje tjetër.

 

Ejup Alimi: Po të ishte kjo deklaratë e Tiranës ne sot nuk do të debatonim në Kuvend por ju si parti maqedonase do të ishit të obliguar të bisedonit me Edi Ramën. Dilemat duhet të hiqen dhe të mos bëhen pikë politike ditore dhe të mos rriten tensionet mes dy etniteteve shumicë të këtij vendi.

 

Analistet e shikojnë qëndrimin e VMRO si pjese e strategjisë per te zvarritur ne maksimum seancën e duke bllokuar ne te njëjtën kohe hapat për krijimin e qeverise se re. Në këtë situatë javën e ardhshme në Shkup do të mbërrijë presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk. Ai do të takojë liderët politikë dhe presidentin Gjorgje Ivanov.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *