Kryesia e Bashkimit Demokratik per Integrim eshte mbledhur mbasditen e se mërkurës per te diskutuar ne lidhje me negociatat me LSDM-ne per formimin e qeverise. Ne nje prononcim te dhënë per mediat, zedhenesi i saj Bujar Osmani, deklaroi se nuk pritet te merret nje vendim per dhënien ose jo te firmave, pasi diskutimet mund te kërkojnë me shume kohe. Sipas tij, mbledhja mund te vazhdoje edhe gjate ditës se enjte nëse do te jete e nevojshme.

 

Te martën, dy liderët Ahmeti dhe Zaev u takuan mes tyre dhe i fundit deklaroi se palet ishin shume prane nje marrëveshjeje per qeverinë. Por kreu i BDI-se u tregua me i rezervuar, duke u shprehur se po mendohej vetem per stabilitetin dhe te ardhmen europiane te Maqedonisë. Prej disa ditësh dy forcat politike jane përfshire ne negociata direkte ne lidhje me kërkesën parësore te BDI-se dhe partive te tjera shqiptare per përdorimin e gjuhës shqipe.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *