Subscribe

Rreth 30 subjekte politike u mblodhën në Shkup me qëllimin e përbashkët për një rezultati pozitiv të referendumit dhe për të ardhmen euroatlantike të Maqedonisë.

 

Partitë kanë rënë dakord të nxisin qytetarët që të dalin dhe të votojnë “pro” në referendumin për emrin, i cili do të mbahet më 30 shtator.

 

Sipas këtyre forcave, çdo qytetar i Republikës së Maqedonisë me të drejtë vote duhet të marrë përgjegjësinë, të dalë dhe të mbështesë marrëveshjen.

 

Lideri i LSDM-së dhe kryeministri Zoran Zaev tha se duke zgjidhur çështjen dypalëshe me Greqinë, nuk ka më problem të hapura me fqinjët.

 

“Suksesi i referendumit do të thotë që të ndërtojmë një Maqedoni Evropiane. Jam i bindur se shumica e qytetarëve që ne përfaqësojmë dhe që na kanë besuar përgjegjësinë për të udhëhequr vendin, do të përmbushin detyrën e tyre qytetare, do të dalin në referendum dhe do të votojnë për Maqedoninë Evropiane.”

 

Subjektet politike ranë dakord të zhvillojnë komunikime publike në lidhje me referendumin, të cilat mund të jenë individuale dhe të pavarura apo si pjesë e koalicioneve të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *