Subscribe

Gjykata Penale e Maqedonisë ka caktuar masën 30 ditë paraburgim për ish-ministrin e brendshëm dhe ish-drejtorin e Byrosë së Sigurisë Publike, Mitko Çavkov. Sipas mediave maqedonase, bëhet e ditur se Cavkov tashmë ndodhet në burgun e Shutkës.

 

Gjykata Penale ka dërguar gjithashtu në Kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit për gjashtë deputetë të.

 

Kërkesat janë pranuar, por pritet që kryeparlamentari Talat Xhaferi t’i paraqesë në Komisionin për Çështje të Mandateve dhe Emërimeve dhe të caktojë enkas një seancë për të vendosur mbi këto kërkesa të Gjykatës Penale.

 

Jo zyrtarisht raportohet se për 17 persona është caktuar masa e paraburgimit dhe se janë dërguar në burgun e Shutkës, ndërsa për tre persona të tjerë është dhëne masa e arrestit shtëpiak, mes tyre edhe pwr deputeten e VMRO-DPMNE-së, Zhaklina Peshevska.

 

36 personat e ndaluar akuzohen për veprën penale  “rrezikim te rendit kushtetues dhe sigurisë” në ngjarjet e dhunshme në fund të muajit prill kur Maqedonia u përfshi nga një protestë e pazakontë, e cila degjeneroi me futjen e protestuesve në Parlament.

 

Ata dhunuan deputetët, liderin e LSDM-së, Zoran Zaev si dhe Ziadin Selen, kryetar i Aleancës për Shqiptarët .

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *