Subscribe

Ish-kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski nuk tërhiqet nga oferta e tij per bashkëpunim me Zoran Zaev, por me kusht qe ai te heqë dore nga platforma e partive shqiptare. Përmes nje deklarate, VMRO-DPMNE thekson se qytetaret nuk kane votuar per platformën e ardhur nga Tirana dhe akuzon liderin socialdemokrat se nuk po mbron interesat e vendit.

 

“Qytetarët nuk votuan as per ndryshimin e monedhave dhe as për zyrtarizimin e gjuhës shqipe në të gjithë territorin, as edhe për krijimin e shtetit binacional ose për federalizimin, apo kantonizimin. Qytetarët nuk votuan për platformen nga Tirana. Zaev e pranoi këtë vetëm për të ardhur në pushtet pa mbështetjen e popullit”, theksohet ne deklaratën e VMRO.

 

Ndërkohe, mbështetës te kesaj partie do te vazhdojnë edhe sot protestat kundër pranimit nga Zaev te platformës se partive shqiptare. Lëvizja “Te bashkuar per Maqedoninë” do ta zgjeroje hartën e tyre pertej kryeqytetit Shkup dhe ka paralajmëruar tubime edhe ne disa qytete gjate orëve te pasdites. Ata kërkojnë respektimin e Kushtetutës dhe te mos lejohet federalizimi i vendit. Nga LSDM nuk ka ndonjë reagim, por lideri i saj Zaev është ne pritje te verdiktit te presidentit Ivanov per t’i dhëne mandatin per formimin e qeverise se re. Pas marrjes se tij, ai do te nise negociatat me partitë shqiptare, qe i siguruan firmat e nevojshme per t’i dorëzuar ne presidence.

 

 

 

 

Protesta vjen pas marreveshjes se arritur mes partive shqiptare dhe LSDM-se qe eshte dakordesuar per te ndryshuar kushtetuten maqedonase me perfshirjen e gjuhes shqipe.

 

Një nga drejtuesit e “Nisma Qytetare për Maqedoninë” e lexoi Manifestin në të cilën kërkohet nga partitë politike “ta respektojnë Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë dhe të obligohen se nuk do të punojnë në ndryshimin e emrit dhe thelbit të shtetit tonë”.

 

Tubimi paqësor vijon sot në Shkup në orën 17.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *