Video · Kronikë
Manovra e gabuar, shkak i përplasjes së dhunshme me 5 të plagosur në Maliq
Manovra e gabuar e njerit prej mjeteve, dyshohet të kete qënë shkak i aksidentit të rëndë që ndodhi mesditën e kësaj të hëne në Maliq.
Dy automjete u përplasën me njëri tjetrin në afërsi të një pike karburanti duke shkaktuar 5 të plagosur. Dy nga personat janë drejtues të mjeteve ndërsa 3 të tjerë pasagjere.
Reklamë
Ndërkohë të pesë të plagosurit u transportuan në spitalin e korcës ku po marrin ndihmën mjekësore.
Po kete te hene nje shtetas humbi jeten tek Mbikalimi i Patokut pasi u perplas nga nje makine teksa levizte me motor.
Një ditë më parë 2 të rinj humbën jetën, ndërsa 10 persona mbetën të plagosur si pasojë e katër aksidenteve të ndodhura në veri të vendit dhe elbasan.
Më shumë video
Reklamë




