Subscribe

Ministri Ylli Manjani ka sulmuar ashpër gjyqtarët, duke i quajtur ata pjesë te sistemit te mashtrimit dhe përgjegjës për situatën ku ndodhet drejtësia. Duke folur në një takim të organizuar nga shërbimi i provës dhe prezenca e OSBE-së në Durrës Manjani iu referua lirimit nga burgu te nje personi nga gjykata e Vlorës. Ministri i Drejtësisë leshoi kritika te forta edhe per rastet lirimit te personave me precedentë penale te shpallur ne kërkim ndërkombëtar dhe te dënuar ne mungese nga Gjykatat e vendeve evropiane. Ndersa kryeprokurori Llalla dhe ambasadori i OSBE Raunig, theksuan rëndësinë e dënimeve alternative me qellim shmangien e mbipopullimit te burgjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *