Subscribe

Klemend Balili ka mundur t’i shpëtojë survejimit të policisë, duke u larguar pa lënë asnjë gjurmë. Forcat e policisë kane shkuar  ketë te premte per ne shtëpinë dhe bizneset e tij, por nuk kane mundur ta gjejnë ish-Drejtorin e Transportit te Sarandës. Familjarët dhe fqinjët e të akuzuarit si drejtues i rrjetit ndërkombëtar te trafikut te drogës i kane thëne policisë se që prej të mërkurës, ai nuk është parë në banesë. Burimet i thane policisë se ka dyshime te forta qe Klemed Balili ta ketë lënë Shqipërinë menjëherë pas vendimit per shkarkimin e tij. Ndërkohe ministri i Drejtësisë tha se ende nuk ka një letërporosi për arrestimin e tij. Ylli Manjani konfirmoi se në momentin që do të vijë, letërporosia  do të bëhet publike. Nga ana tjetër, mediat greke kanë zbuluar të tjera detaje per rrjetin ndërkombëtar. Rezulton se kreu i narkotrafikut është 50 vjeçari Dhimitër Poti një biznesmen nga Saranda i njohur në media si ish-pronar i kompanisë së ilaçeve “Chim Prod”. Kjo kompani po hetohej për pastrim parash nga njësia task-forcë në Prokurorinë e Tiranës, për lëvizjen e dyshimtë të mbi 800 mijë eurove. Mediat e vendit fqinj shkruajnë se Poti është kreu i grupit kriminal që trafikon drogë në disa shtete të Bashkimit Europian dhe se ne te bën pjesë edhe ish-drejtori i Transportit në Sarandë, Klemend Balili i njohur me pseudonimin  Keli. 50 vjecari  me banim në Belgjikë njihet me pseudonimin “Walter”, dhe zotëron në këtë shtet një kompani, e cila merret kryesisht me transportin.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *