Subscribe

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, do të kërkoje shkarkimin e gjyqtares së Gjykatës së Durrësit, që dha vendimin për pronën ku do investonte shoqëria “Omnix Albania”, me përfaqësues libanezin Fadi Mitri. Manjani tha se Gjyqtarja, Joana Qeleshi i ka njohur pronësinë e tokes një personi ne Gjirin e Lalzit, që nuk ka pasur dokumente bindëse.

“Kam vendosur Procedim disiplinor me kërkesë të pakthyeshme për shkarkimin e gjyqtares së Durrësit Joana Qeleshi në KLD. Inspektimi ende vijon. Nuk tërhiqem nga kjo kërkesë pasi një rast i tillë nuk duhet të ndodhë më. Nëse biznesi trembet për shkak të këtyre vendimeve absurde ne nuk mund ta lejojmë. Gjyqtarja është vlerësuar në vite, por ky është një vendim i rëndë në dëm të interesit të publikut. Ka shkelur ligjin dhe ka cenuar punën e gjyqtarit. Kam shkarkuar avokaten e avokaturës së shtetit dhe juristin e këtij institucioni”.

Gjykata sipas ministrit, ka gabuar, pasi nuk është konsultuar me Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.

“Avokaturës së Përgjithshme të shtetit i kërkoj të thellojë analizën e punës së institucionit. Por kryetari i bashkisë Durrës po ashtu duhet të mbajë përgjegjësi. Prokurorit të shtetit bëj thirrje që të hetojë vlefshmërinë e këtij vendimi, do ketë inspektime, po pres përfundimin e hetimeve. Kjo çështje meriton vëmendje të jashtëzakonshme. Të vendosë drejtësia nëse ka faje apo jo. Ky vendim ka marrë formë të prerë dhe ministria do inspektojë këtë vendim”.

Përfundimi i këtij hetimi administrativ pritet t’i bashkëngjitet dosjen hetimore qe ndodhet ne Prokurorinë e Durrësit, po për këtë çështje.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *