E hënë, 9 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Manjani akuza ndaj Prokurorisë

“Kemi krijuar prokurore dembele”.

Paraqitja ne Komisionin e Ligjeve te raportit te inspektimeve ne Prokurori, i ka shërbyer ministrit te Drejtësisë Ylli Manjani, per te kërkuar qe reforma ne drejtësi te beje ndryshime rrënjësore ne organin e akuzës. Sipas tij, është e nevojshme qe prokuroret te jenë aktive e te mos presin thjesht çfarë iu jep policia. E vetmja pyetje qe erdhi  nga opozita ne ketë mbledhje kishte te bënte me punën e policisë e Prokurorisë per rastin e Emiljano Shullazit, por pa e përmendur emrin e tij. Një prej çështjeve qe ngritën përfaqësuesit e mazhorances ne Komision ishte mungesa e reagimit nga Prokurori i Përgjithshëm per rekomandimet e Ministrisë se Drejtësisë; por vete ministri Manjani preferoi qe te fokusohej tek mënyra si funksionon sistemi duke iu shmangur përplasjeve me Adriatik Llallen.

 

 

Më shumë video

Reklamë