Subscribe

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka prezantuar rekomandimet e Këshillit të Ministrave për luftën ndaj kriminalitetit për vitin 2023.

Një Kod i ri Penal sipas standardeve europiane është konsideruar vendimtar për ministrin, duke u bërë ftesë prokurorëve të marrin pjesë në hartimin e tij.


ULSI MANJA
MINISTER I DREJTESISE

 

Ka ardhur koha që të kemi një kod të ri penal. Në momentin që drafti i Kodit të ri Penal del për konsultim publik, do të kërkoja ndihmën e të gjithë prokurorëve që me sugjerimet e tyre të jenë vlerë e shtuar që të kemi kod penal bashkëkohor me standardet europiane. Është bërë punë e shkëlqyer se jeni ju njerëzit e praktikës dhe do të punoni me kodin e ri që ta kemi sa më shpejt.

 

Po aq thelbërsore, Manja tha se është edhe çelja e hetimeve proaktive apo kryesisht, sidomos në luftimin e korrupsionit.


ULSI MANJA
MINISTER I DREJTESISE


Ne inkurajojmë që të rriten hetimet proaktive me qëllim përmirësimin e cilësisë së hetimeve veçanërisht në fushën e korrupsionit. Të rritet cilësia e hetimeve në fushën e korrupsionit duke u fokusuar në hetimet e çështjeve të filluara. Këshilli i ministrave nuk është i kënaqur për goditjen e krimit dhe korrupsionit

 

Në prioritetin e punës për 2023 duhet të jetë edhe respektimi i afateve proceduriale për hetimet dhe ndjekjet penale.

 

E pajustifikueshme që të mbahen çështje penale për periudhë 3 vjeçare. Drejtuesit kanë një pushtet sa i përket respektimit të afateve të hetimit por në drejtim të respektimit të afateve është e pajustifikueshme që të mbahen pezull. Secili ka të drejtë të marrë përgjigje nga organi i akuzës për ndjekjet penale ndaj tyre.

 

Gjatë vitit 2022 ka pasur një rritje të rasteve të dhunës në familje, ndaj Manja u tregua i ashpër për përfitimin nga gjykimi i shkurtuar i dhunuesve duke kërkuar përjashtimin e tyre nga kjo e drejtë ligjore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *