E martë, 10 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Manja kundër Ditmir Bushatit: Nuk etiketoj dot kandidatët

Deputeti i PS, Ulsi Manja ju përgjigj sulmeve të ish-ministrit Ditmir Bushati për listën e PS, pjesë e së cilës u bënë edhe emra të LSI.

 

Manja deklaroi për “Quo Vadis” në “Vizion Plus” se askush nuk mund të etiketojë kandidatët. Ai nënvizoi se PS gjithmonë ka qenë parti e ndryshimit.

 

“Ndahem me çdokënd që merr përsipër të etiketojë këdo. Nuk ndaj të njëjtin mendim me Bushatin në këtë pikë. Secili nga kandidatët e listës është korrekt me ligjin dhe ka të drejtën të provojë veten në 25 prill përpara qytetarëve shqiptarë me votë parapëlqyese. Për mua ajo listë është plotësisht e hapur, por janë pjesë për të dhënë një kontribut më tepër në fitoren e 25 prillit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë