E diel, 4 Tetor 2026 Zilia deri në 01:10 Në vijim ora 01:10: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Manja jep urdhrin/ Tre të dënuar do të vendosen në regjimin “41-Bis”

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka urdhëruar vjendosjen në regjimin e posaçëm “41- bis” për tre të arrestuarit, Viktor Ymeri (Bajraktari) dhe dy vëllezërit Klement Çala dhe Eldi Çala.

 

Reklamë

Vendimi i Ministrit të Drejtësisë vjen pas një bashkëpunimi dhe bashkëveprimi të ngushtë me agjensitë e zbatimit të ligjit SPAK, DBP, Policia e Shtetit, SHISH dhe SHKB.

 

Viktor Ymeri, ose siç njihet ndryshe “ i forti i Vlorës’ është personazh i njohur në botën e krimit,. Ymeri është dënuar fillimisht me burgim të përjetshëm për vrasjen në Durrës të Arben Pajës e Ilir Xhungës por më pas mori statusin si i penduar i drejtësisë dhe do të vuajë 25 vite burg.

 

Dy vëllezërit Klement dhe Eldi Çala janë vendosur pas hekurave si pjesmarrës në ‘Grabitjen e Rnasit’ nga ku u vodhën rreth 4.6 milionë euro.

 

“41-bis” është një regjim i cili parashikon masa të rrepta sigurie. Ky regjim është i huazuar nga sistemi i drejtësisë italiane dhe është vënë në zbatim në burgjet shqiptare në vitin 2020.

Vazhdo të lexosh

Reklamë