Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja e ka cilësuar si një qëllim dashakeq me qëllim bllokimin e Gjykatës Kushtetuese, qëndrimin e mbajtur nga ana e presidentit Meta për zgjedhjen e anëtarit të dytë.

 

Nga foltorja e Kuvendit, Manja tha se ligji nuk e specifikon nëse zgjedh presidenti  më pas Kuvendi por siaps tij, ai që mërr I pari të dyja listat.

 

Manaja I bëri ftesë presidentit Meta dhe KED që bashkëpunojnë e të zhbllokojnë Gjykatën Kushtetuese.

 

“Radhën e ka përcaktuar kushtetuta për të shmangur konlfiktin mes institucioneve por nuk përcakton se kush duhet të veprojë i pari. Radha është përcaktuar sepse ka pasur në konsideratë përtërijtjen normale të Kushtetueses. Por nuk jemi në kushte normale. Gjykata Kushtetuese mbeti vetëm me një anëtar. Arsyetimi i presidentit është dashakeq, sepse në këtë mënyrë synohet bllokimi i bërjes funksionale të Gjykatës Kushtetuese. Brenda datën 13 nëntor ka detyrimin të zgjedhë dy anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Kuvendi ka vullnetin e mirë për të bashkëpunuar me organet e tjera kushtetuese. Ftoj presidentin dhe KED që të zhbllokojmë Gjykatën kushtetuese”, tha Manja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *