Kryetari i ri i Lidhjes Social Demokrate, Dimitar Kovaçevski, mori këtë të mërkurë mandatin për të formuar qeverinë e re në Maqedoninë E Veriut.

Gjatë ceremonisë në presidence, ai deklaroi se synimi i tij është të riktheje besimin e qytetarëve tek institucionet.

 

DIMITAR KOVAÇEVSKI

KRYETAR I RI I LIDHJES SOCIAL DEMOKRATE

 

“Nga sot filloj të formoj ekipin e ri me njerëz që duhet t’u përgjigjen sfidave serioze që na presin nga fillimi i vitit të ri. Qeveria e re do të ketë një synim të qartë – të ofrojë siguri, jetë më të mirë dhe të ardhme të ndritur për qytetarët tanë.Maqedonia e Veriut është një shtet i vogël që nuk mund t’i lejojë vetes përçarje politike dhe debate pafund që dëmtojnë reformave të nevojshme. Kjo kërkon një qeverisje efikase, të ndershme dhe të përgjegjshme”

 

Kovaçevski ka një afat prej njëzet ditësh që të formojë qeverinë e re. Shumica pretendon se i ka siguruar 64 votat që duhen për miratimin e qeverisë.

 

Kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi  ka bërë të ditur se deri më 18 janar qeveria e re do të jetë votuar. Ndërkohë, opozita maqedonase pretendon se  Kovaçevski do të vazhdojë të njëjta politika të ish-kryeministrit Zoran Zaev.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *