Shqipëria mbylli një mandati të suksesshëm në Këshillin e Sigurimit në OKB, ku ishte edhe bashkëpenëmbajtëse me SHBA për dosjen e Ukrainës.

Gjatë një eventi me rastin e mbylljes së këtij mandate, ministry për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani falenderoi të gjithë ata që patën dorë në arritjen e këtij suksesi.

Lexo edhe :

Related Posts

Hasani shprehu mirënjohjen për vendet aleate dhe vuri në dukje se në qendër të përpjekjeve të Shqipërisë ishte respektimi i ligjit ndërkombëtar.

“Unë sot dua t’i bëj një falenderim të posaçëm të gjithë atyre që punuan për ta kthyer këtë mandat në një histori suksesi.

Ka një të vërtetë themelore në marrëdhëniet ndërkombëtare. Vendet e vogla si Shqiëpria ndonjëherë janë të destinuara të jenë dëshmitare të ngjarjeve.

Ka një fushë ku vendet e vogla mund të konkurrojnë me vendet e mëdha të botës dhe kjo është fusha e ideve dhe e parimeve.

Aty jemi të gjithë të barabartë të konkurrojmë. Besoj se kjo zgjedhje për të kontribuuar në KS me ide duke mbrojtur parimin e së drejtës ndërkombëtare ka qenë çelësi që Shqipëria diti të tregojë se edhe vendet e vogla ka se çfarë të tregojnë. Ne patëm mundësinë të punojmë për avancimin e axhencës së grave për paqe dhe siguri”, u shpreh ministri. /vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *