E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Mandati i Sakos/ Basha: Vendimi i Gjykatës, drejtësi private e Ramës

Lulzim Basha reagoi pas vendimit të Gjykatës së Durrësit që vërtetoi mandatin e kryebashkiakës Valbona Sako.

 

Kreu i PD, nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale tha se ky vendim tregon që e gjithë drejtësia është në kontrollin e Ramës.

 

Reklamë

Basha shton se sistemi i drejtësisë është i shpartalluar e së nëse qytetaret nuk e ndalin Ramën, Shqiperia do të kthehet në një shtet tërësisht të falimentuar afrikan.

 

 

E gjithë drejtësia është nën kontrollin e plotë të Ramës. Vendimi i Gjykatës së Durrësit është vendimi i drejtësisë private që ka vendosur Edi Rama në Shqipëri.Ky shpartallim i sistemit të drejtësisë do të prodhojë për një kohë të gjatë pasoja të rënda për vendin dhe qytetarët.Nëse nuk e ndalim sa më parë Edi Ramën, Shqipëria do kthehet në një shtet tërësisht të falimentuar afrikan.

Vazhdo të lexosh

Reklamë