Subscribe

Për te dytën here socialisti Koço Kokedhima është përballur me Gjykatën Kushtetuese per çështjen e mandatit te deputetit. Partia Demokratike ka argumentuar para gjyqtareve se Kokedhima ka përfituar fonde publike ne kundërshtim me Kushtetutën ne 150 raste dhe per ketë arsye duhet t’i hiqet mandati, duke theksuar se nuk eshte i rendesishem momenti i lidhjes se kontratës.

Gazmend Bardhi:

Në rastin konkret, Kushtetute nuk flet as për momentin e lidhjes së kontratës dhe as për shpërndarjen apo jo të dividendit. Mjafton konstatimi i faktit se gjatë kohës që ushtron mandatin e deputetit,  ky i fundit apo shoqëria tregtare në pronësi të tij të ketë ushtruar veprimtari fitimprurëse dhe të ketë përfituar të ardhura nga Buxheti i Shtetit, dhe jemi përpara rastit klasik të shkeljes së nenit 70 të Kushtetutës.

Por avokati i deputetit Kokedhima ka sqaruar se kontratat janë lidhur para se Kokedhima te merrte mandatin e deputetit e nuk ka shkelje te ligjit themeltar te shtetit. Vete Kokedhima e ka cilësuar padinë e opozitës nje sulm politik. Por opozita gjykon se argumentet e saj janë te drejte, duke shpresuar qe gjykata kushtetuese t’i heqë mandatin Kokedhimes.

Arben Ristani:

E kam të vështirë të besoj që qeveritarët e sotëm nuk do të dërgojnë Shullazët për t’u bërë presion edhe gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ashtu siç po i bëjnë ndaj kandidateve për rektor të universiteteve, ashtu siç kanë bërë për garat e tyre të brendshme në parti. Sot ishte e çuditshme, fakti që i gjithë grupi parlamentar i PS ishte në seancën e gjykimit, dukej qartë një lloj presioni ndaj Gjykatës.

Nje vit me pare PD nisi betejën kundër socialistit Kokedhima, i cili sipas saj ka përfituar nëpërmjet shoqërisë “Abisnet” 150 here fonde publike. Por parlamenti refuzoi t’ia çonte ketë kërkese Gjykatës Kushtetuese dhe u opozita e vuri vete ne lëvizje kete gjykate, për te detyruar Kuvendin te votoje serish per mandatin e Kokedhimes. Vetëm pak jave me pare Parlamenti ne zbatim te vendimit te Gjykatës Kushtetuese miratoi dërgimin ne ketë institucion te çështjes se Koco Kokedhimes.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *