Këshilli i mandateve vijon shqyrtimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.
Prej orës 10:00, anëtarët kanë marrë në pyetje prokurorët e çështjes si dhe avokatët e numrit dy të qeverisë, ku të dyja palët kanë mohuar që çështja të ketë motive politike.
Prokurorët madje janë shprehur se kanë fakte dhe prova të reja, ku Balluku ka intimiduar vartësit e saj për të ndrysuar deshminë.
Gjithashtu prokurorët janë shprehur se disa persona të ashtuquajtur “të fortë” kanë kërcënuar dëshmitarët e çështjes.
Sipas prokurorëve, qëndrimi në detyrë i Ballukut ka cenuar provat, prandaj dhe kërkuan pezullimin e saj nga detyra.
Sipas organit të akuzës, Balluku ka kryer 9 vepra penale të cilat mund të dënohen nga 4 vite, ç’ka mund të sjellë një rëndim të dënimit.
Pas marrjes në pyetje nga anëtarët, si prokurorët ashtu dhe avokatët u larguan nga kuvendi, ndërsa deputetët vijuan diskutimet me dyer të mbyllura.
Më herët, pati dhe debate mes palëve ku opozita kërkoi që mbledhja të mbahej me dyer të mbyllura por kjo nuk u mbështet nga socialistët.
Mbetet për t’u parë nëse në kuvend palët do të shkojnë me raporte të ndara apo të përbashkët, por në fund vendimin për heqjen e imunitetit të Ballukut e marrin 140 deputetët e parlamentit në votim gjatë seancës parlamentare.





