Subscribe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur heqjen e mandatit të deputetëve Gledjon Rehovica të LSI-së dhe Aqif Rakipit të PDIU-së

 

Pas këtij vendimit KQZ do të njoftojë Kuvendin për vendimmarrjen, ndërkohë që Rakipi e Rehovica kanë të drejtë që brenda 45 ditëve të bëjnë ankim pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë. Nëse edhe pas një akimimi të mundshëm, Gjykata la në fuqi vendimin e KQZ-së, mandate i deputetit Rehovica i kalon Silva Cakës së LSI-së, ndërsa ai i Rakipit i kalon kandidatit Dritan Bici.

 

Më herët, avokatët e deputetëve Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica pretendojnë se klientët e tyre nuk preken nga ligji për dekriminalizimin e për pasojë, KQZ nuk duhet të vendosë prekjen e mandatit të tyre. Për mbrojtësin ligjor të deputetit të PDIU-së Rakipi, nuk ka bërë fshehje të qëllimshme dhe se përdorimi i identitetit tjetër ka qenë i paqëllimshëm.

 

Në mbrojtjen e deputetit Gledjon Rehovica, avokati Ardian Visha tregoi një dokument nga organet e drejtësisë italiane, sipas të cilit mbi të nuk rëndon asnjë vendim i formës së prerë.

 

Sa i takon mandatit të kreut demokrat të Bashkisë Pogradec Eduard Kapri, KQZ vendosi t’i kërkojë sërish informacione shtesë Prokurorisë. Komisioneri Bledar Skënderi kërkoi nëse Kapri ishte dëbuar nga Gjermania, ndërkohë që më herët avokati i tij tha se Kapri ka pasur një dëbim vetëm nga Italia për arsye emigracioni dhe se nuk përbën shkak për heqjen e mandatit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *