E shtunë, 19 Shtator 2026 Mes'drite deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Mandatet e opozitës, KQZ i kthen listën Kuvendit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas dorëzimit të mandateve të deputetëve të opozitës i është drejtuar me një kërkesë Kuvendit që të bëjë specifikimet për vakancat.

 

KQZ-ja ka kthyer një tjetër kërkesë të Kuvendit të Shqipërisë, për të marrë më tepër shpjegime prej tij mbi dokumentet e dërguara lidhur me dorëheqjen e deputetëve të opozitës nga mandatet. Në kërkesën e saj kërkon saktësimin, pasi janë vërejtur paqartësi në specifikimet ligjore në dokumentin ku kërkohet nisja e procedurave për zëvendësimin e deputetëve të dorëhequr.

 

Ndër të tjera bëhet me dije se në njoftimin e  KQZ, theksohet se 56 kërkesat  për dorëheqjen e të deputetëve të opozitës nuk janë korrekte, pasi në to nuk përcaktohet krijimi i vakancave, sikundër parashikon ligji zgjedhor.

 

Për referencë, në shkresën që Kuvendi i ka dërguar KQZ më datë 7 Maj 2018, pas dorëzimit të mandatit të deputetit nga Saimir Tahiri, i kërkohej KQZ-së zëvendësimi i deputetit Tahiri me kandidatin e listës së Partisë Socialiste, pas konstatimit të vakancës. Ndërkohë në dokumentet që i janë dërguar Komisionit për zëvendësimin e deputetëve të opozitës, nuk specifikohej krijimi i vakancës.

 

Gjithashtu në kodin zgjedhor përcaktohet formula e zëvendësimit të deputetëve që kanë vendosur të ndërpresin mandatin. Ligji thekson se mandatet e dorëzuara nga deputetët plotësohen me kandidatët pasues të listës shumëemërore.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video