Këtë të mërkurë janë mbyllur sfidat e fundit nga xhiro e katërt në grupet e Ligës së Kampionëve.
Vëmendja e kësaj mbrëmje ka qenë përqëndruar në Torino, me supersfidën Juventusin-Mançester United në ndeshjen e kthimit, një sfidë që u mbyll me rezultanin 1-2. Ne fund Mourinho provokoi tifozet e Juventus ndersa kjo solli irritimin e bardhezinjve qe replikuan me portugezin.
Nga ana tjetër Bajerni ka siguruar vendin e parë, në shtëpi ndaj AEK-ut me rezultanin 2-0, ndërsa Mançester Siti ka ndëshkuar me një rezultat të thellë Shakhtarin.
Më poshtë rezultat e sfidave të luajtura mbrëmjen e kësaj të mërkure;
Bayern -AEK 2-0
Benfica-Ajax 1-1
Juventus-Mançester United 1-2
Lyon-Hoffenheim 2-2
Mançester City-Shakhtar 6-0
Viktoria Plzen -Real Madrid 0-5