Akti i parë i duelit të 1/8 të Champions League Atletico Madrid vs Manchester United u mbyll në barazim 1 me 1. Një rezultat që lë gjithçka të hapur sa i takon çështjes së kualifikimit për në duelin e kthimit në 15 mars në Old Traford. Ndeshje shumë e fortë ajo e luajtur në Metropolitano e luajtur shumë më mirë nga skuadra vendase, përtej faktit që nuk mundi të fitojë. Los Kolchoneros shënoi shumë shpejt që në minutën e 7 me anë të  Zhoaoop Felix pas një krosimi nga e majta e Renan Lodit. Të besuarit e Simeones luajtën një ndeshje perfekte në aspektin taktik, pasi praktikisht nuk I lejuan asnjë gjuajte në portë anglezeve, ndërsa portieri Jan Obllak ishte tërësisht spektaktator. Madrilenet në fundin e pjesës së parë ishin afër dyfishimit, mirëpo këtë herën De gean e ndihmoi shtylla. Në pjesën ë dytë me gjithë tentative e Junaitid për të fituar disa metra, kërcënimet në portën vendase ishin praktikisht zero, të paktën deri në minutën e 81 kur në të vetmin vertikalim të Bruno Fernandez, ishte zëvendësuesi Elanga që I shpëtoi mbulimit të mbrojtësit Reinildo dhe mposhti me një diagonal portierin Jan Oblak. Pak parë fundit, Atletico krijon mundësinë  e artë për të rigjetur avantazhin, por gjuajta e Grizman stampohet në traverse. “Djajtë e kuq” largohen me një barazim, që duket si një fitore për nga mënyra sesi u luajt ndeshja, ndonëse dueli I kthimit në “Teatrin e endrrave” do të jetë një beteje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *