Dueli përmbyllës i javës së 19 të kampionatit anglez nuk pati fitues. Njukasëll dhe Manchester United u ndalën në një barazim 1 me 1, që nuk i shërbeu asnjë prej ekipeve. Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt nga të zotët e shtëpisë. Për të prishur ekuilibrat në Sent Xhejms Park, mendoi Saint Maksimin në minutën e 7. Njukasëll vijoi të ishte më i rrezikshëm, mirëpo De Gea shpëtoi portën e Junaitid në minutën e 24 pas një gjuajtje të Shelvit. Rastin e parë të rrezikshëm për miqtë në këtë fraksion e pati Greenud në minutën e 41. Në startin e pjesës së dytë dy portierët ishin protagonist në rastet e radhës te Saint Maksimim dhe Rashford, perpara se De Gea të bëhej protagonist I madh me dy raste të tjera të shpëtuara. Me të kaluar ky rrezik, djajtë e kuq godasin me anë të Cavanit pas një topi nga e djathtë të Dalot. Madje uruguajani pak minuta më vonë I shkoi shumë afër golit të dytë. Në frymën e fundit dy raste fantastike për Njukasell. Fillimisht shtylla e Mërfit dhe më tej pritja e bukur e De Gea në dëm të Almiron.Njukasell i sheikëve mbetet ne zonën e rënies me 11 pikë ndërsa Junaitid me 28 pikë në vendin e 6.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *