Në Angli, Manchester United shmangu surprizat e këqija duke u kualifikuar për në turin e katërt të kupës së federatës (FA Cup).

 

“Djajtë e kuq” mposhtën 1 me 0 Aston Villen në një ndeshje tepër të luftuar, ku skuadrës vendase i mungoi Kristiano Ronaldo.

 

Suksesin kundër ekipit të  Stiven Xherard e vendosi mesfushori Mk. Tominei në minutën e 8.

 

Miqtë kishin edhe fatin kundër pasi goditen shtyllën në pjesën e parë ndërsa në të dytën, iu anulua një gol mes polemikash për një faull në zonën vendase.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *