Ole Gunnar Solskjaer është trajneri i ri i Manchester United.

 

Norvegjezi do të jetë në krye te ekipit të paktën deri në fund të sezonit derisa drejtuesit e djajve të kuq të vendosin nëse do të vijojnë ta mbajnë trajner të parë apo do të gjejnë teknik tjeter.

 

Fillimisht u fol që këtë post do ta merrte Carrick, I cili deri më tani ka qënë në postin e ndihmësit të Mourinhos, por drejtuesit e Manchester United befasuan me lëvizjen e bërë duke kontaktuar ish lojtarin e tyre në vitet 2000.

 

Fillimisht anglezet gjeten një gjuhe të përbashket me klubin e Molde, ku Solskjaer ishte i punësuar, per te rene dakort pastaj edhe me ish bomberin e njohur nordik.

 

Për sezonin e ardhshëm presidenti ekzekutiv Ed WoodWard mendon për një trajner të madh ku si alternative janë Allegri, Zidane, Pochettino dhe Conte.

 

Zgjedhja e Solskjaer në krye te Manchester United ka entuziazmuar norvegjezet teksa kryeministrja Erna Solberg ishte e para që e zbuloi lajmin nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ku shkruante se kjo ishte një ditë e madhe për Norvegjinë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *