Nje tjetër sukses per Hoze Murinjon ne International Champions Cup. Ne perballjen e katërt te turneut “djajtë e kuq” te Manchester United mposhten Realin e Madridit nga pika e bardhe e penalltive, nje ndeshje luksi ne “Levis Stadium” te Santa Clara per 65 tifozët e pranishëm, jo vetem se zbriste ne fushe kampioni i Europes, por edhe per anglezet me mjaft ambicie kete sezon kjo edhe fale blerjeve te bujshme. Ne nje pjese te pare qe u duk se ishte e ekuilibruar, ishin anglezet qe ne minutën e pare te shtesës gjeten rrjetën kur Lingard pas nje pasimi fantastik te Martial, arriti te zhbllokonte rezultatin. Ne pjesen e dyte te dy skuadrat bene zëvendësimet e shumta dhe ne minutën e 69 blerja me e re Teo Hernandez arriti te rrëmbente nje penallti pas ndërhyrjes se Lindelof, e cila u realizua nga braziliani Casemiro.

 

Përballe ishin emrat e rëndësishëm te Realit ne tribune si Perez Raul e Butragenjo, por edhe tifozëve speciale si Julia Roberts, rasti i fundi i takoi Felainit, por pa arritur te shënonte golin e dyte. Skuadrat ju drejtuan penalltive ku heroi i ndeshjes ishte portieri De Gea. Fillimisht gabuan Martial dhe Mctominay per anglezet dhe Kovacic e Arnaiz Oscar per madrilenet. Mkitarjan kaloi ne avantazh Manchester United, por rezultati u barazua përsëri me Quezada. Nga pika e bardhe gabuan edhe blerjet me te reja Lindelof dhe Teo Hernandez, ndërsa Daley Blind kaloi përsëri ne avantazh skuadrën e Murinjos ne tentativën e peste. Ne fund pikërisht njeriu qe kishte barazuar shifrat Casemiro dështoi ne penalltinë e dyte duke goditur traversën.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *