Manchester United dhe Inter tjetër humbje

Debutim me humbje ne pankinen e Inter për Stefano Vecchi. Zikaltertit u munden 1-2 ne Sauthempton ne javen e 4 te kupës se vogël te Europes, duke minimizuar shpresat per nje kualifikim ne raundin e 1/16. Ne fakt ishin miqtë, te cilet gjeten rrjetën me Ikardin ne minutën e 33. Ne fundin e pjesës se pare gjyqtari kryesor akordoi penallti per anglezet, por Handanovic arriti te bllokonte Tadiç. Por ne pjesën e dyte, vendasit barazuan shifrat ne minutën e 64 me Van Dijk ndërsa 6 minuta me vone Nagatomo shënoi autogol ne portën e tij. Por një tjetër skuadër qe ve ne rrezik kualifikimin eshte edhe Manchester United qe u mund ne Stamboll nga Fenerbahce 2-1. Ne ferrin e Sukru Saracoglu, “djajtë e kuq” e pane veten ne disavantazh qe ne minutën e 2 kur Sow shënoi per turqit. Te zotet e shtëpisë mbajtën te njëjtin ritëm, duke ushtruar shume presion dhe ne minutën e 59 dyfishuan shifrat fale perlës se Lenes ne goditje dënimi. Skuadra e Murinjos reagoi atëherë kur ishte shume vone, me Rooney ne minutën e 89 duke ngushtuar diferencën. Vazhdon marshimi i dy skuadrave italiane Firoentina dhe Roma, ne krye te Grupeve J dhe E. Firoentina mundi 3-0 Slovan Liberec fale golave te Ilicic Kalinic dhe Cristoforo. Ndërkohe Roma fitoi ne Vjene ndaj Austrisë 4-2 me gola te Xheko dopiete, De Rosi dhe Naingolan. Java e 4 e Kupës se Vogël te Europes pati edhe surprizat e saj ku Villareal u mund ne shtepi nga turqit e Osmanlispor, Paok – Qarabag 0-1 dhe Panathinaikos – Standart Liezh 0-3.




