Manchester City fitoi me përmbysje duelin e parë gjysmëfinaliste të UEFA Champions League kundër PSG.

 

Supersfida e transmetuar në Vizion Plus dhe Tring pati dy tablo, në pjesën e parë, francezët shënuan me anë të Markinjos dhe dominuan ndeshjen duke humbur edhe disa raste të tjera, sidomos me Nejmar.

 

Megjithatë, gjithçka ndryshoi në pjesën e dytë kur anglezët nisën të sulmojnë portën vendase, ndonëse goli i barazimit do të vinte me shumë fat, pas një topi të hedhur në zonë në formë krosimi nga Kevin de Brojne. Gjithsesi, episodi që vendosi ndeshjen në minutën e 71 i takoi Riad Mahrez, i cili realizoi një gol shumë të bukur me goditje dënimi.

 

Parizienët në fund mbetën me 10 lojtarë dhe kjo ia bëri të pamundur tentativat për barazim.

 

Manchester City shkon në duelin e kthimit të martën e ardhshme në fushën e vetë me një fitore të rëndësishme që i jep avantazh për të prerë një biletë për një finale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *