Manchester City është i pandalshëm në rrugën e tij drejt titullit kampion. Skuadra e Guardioles kaloi edhe pengesën Leicester, duke fituar 2 me 0 e duke u ngjitur në kuotën e 34 pikëve. Ecuri rekord për “qytetaret” të cilët kanë regjistruar deri tani në 12 javë kampionat, 11 fitore dhe 1 barazim. Në sfidën kundër dhelprave, fitorja për Manchester City u siguria nga golat e Gabriel Jesus në fund të pjesës së parë dhe Kevin De Brujne pak pas startit të pjesës së dytë.

 

Derbi i Londrës mes Arsenal dhe Tottenham qe hapi javën e 12 te kampionatit anglez, shkoi per topçinjtë qe fituan me shifrat 2 me 0. Tre pike të çmuara për skuadrën e Venger për renditjen, pasi Arsenal u ngjit në 22 pikë, vetëm një më pak sesa Totenham.

 

Në Emirates, sikurse edhe pritej dueli ishte i forte me i bukur. Lakaxet ishte i pari që rrezikoi portën mike, ndërsa spursat u përgjigjen me një shtylle të Eriksen. Megjithatë rezultati do të zhbllokohej në minutën e 36, kur pas një goditje dënimi shqiptari nga Maqedonia, Shkodran Mustafi kërceu mbi të tjerët me kokë duke i dhëne avantazhin të tijve.

 

5 minuta më vonë topçinjtë dyfishuan pas një aksioni të shpejte me Rotagonister Lakaxete dhe Sanncez, me kilianin që e shtyu topin në rrjete. Pavarësisht përpjekjeve të Tottenham në pjesën e dytë rezultati nuk ndryshoi më.

 

Chelsea reagoi mirë këtë javë, duke fituar me shifra të thella 0 me 4 në transfertë kundër West Broumic Albion. Fitore qetësia për skuadrën e trajnerit Conte që ngjitet në 25 pikë, 9 më pak sesa kryesuesit e Manchester City. Golat për blutë e Londrës u shënuan nga Morata, Hazard dhe Alonso në pjesën e parë, ndërsa belgu Hazard shënoi edhe në pjesën ë dytë.

 

Fitore e pastër edhe për Liverpool 3 me 0 kundër Southempton, çka i jep mundësi ekipit të Klop të ngjitet në 22 pikë, aq sa ka edhe Arsenal. Dopieta e Salah dhe një tjetër gol i Coutinho i dhanë tre piket e nevojshme të kuqve në fushën e vet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *