Manchester City nuk pati pikë mëshirë ndaj Leeds në duelin hapës të javës së 17 të kampionatit anglez, e cila po luhet këtë mesjavë. Qytetarët e Pep Guardiolës e kthyen në tabele qitje portën e skuadrës së trajnerit të mirënjohur Marcelo Bielsa. Vendasve i mjaftuan 32 minuta për të mbyllur llogarite me këtë ndeshje. Fill Foden hap goleadën në minutën e 8… 5 minuta më vonë ishte Grealish që dyfishoi rezultatin për Manchester City. Më tej ishte ylli I ekipit Kevin De Brojne që realizoi golin që mbylli pjesën e parë me shifrat 3 me 0. Ndeshja ishte vërtet pa histori në pjesën e dytë, ku Leeds i Bielses u detyrua të përballja me një makth të vërtetë. Mahrez shënon fillimisht shumë shpejt golin e katërt, ndërsa Kevin De Brojne në të 62 realizoi dygoleshin personal. Kryesuesit e kampionatit nuk e mëshiruan aspak rivalin dhe vijuan të sulmonib e intensitet duke shënuar edhe dy herë të tjera me anë të Stons dhe Naten Ake. Manchester City forcon pozitat në krye, tani me 4 pikë më shumë, të paktën përkohësisht në raport me Liverpool.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *