E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Manchester City ndalet në shtëpi nga Tottenham

Kampionët në fuqi të Premier League janë ndalur në javën e dytë të kampionatit nga Tottenham.

 

Ekipi i Pochettinos arriti të merrte një pikë të rëndësishme në transfertën e Manchester duke e mbyllur ndeshjen me rezultatin 2 me 2.

 

Reklamë

Sterling zhbllokoi shifrat ne minutën e 20 të pjesës së parë por Lamela arriti të barazonte vetëm dy minuta më vonë.

 

Por në minutën e 35, ishte Aguero ai që kaloi sërish në epërsi qytetarët.

 

Me fillimin e të dytës në minutën e 56 Lucas Moura barazoi shifrat në 2 me 2 duke vulosur kështu edhe rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë