Fitorja spektakolare ne mesjave ne Champions League kundër Barcelones, duket se e dehu para kohe Manchester Cityn qe u kthye me toke ne kampionatin anglez. Ne javën e 11 te Premier League, te besuarit e trajnerit Guardiola u befasuan ne sekondat e fundit ne nje barazim 1 me 1 nga Midellsbrou. Goli i Agueros ne minutën e 43 dha përshtypjen e nje fitoreje qe nuk do te ishte e vështirë per te zotet e shtëpisë, te cilët patën shanse për ta siguruar fitoren, por nuk ishin efikase ne konkretizim. Jo vetëm kaq, por ne shtese nje gol i Martin De Roon barazoi shifrat. Man City ka 24 pike ne renditjen e kampionatit anglez qe ka një ngjeshje te madhe ne majen e klasifikimit.
Ndalet ne barazim edhe Bajerni i Mynihut ne Bundeslige. Kualifikimi i arritur para kohe ne Champions League, nuk pasqyron plotësisht momentin jo me te mirin e mundshëm per Bajern ne këtë fazë të sezonit. Bavarezet u ndalën në javën e 10 të kampionatit 1 me 1 nga Hofenhajm. Miqtë madje shënuan te parët me anë të Kerem Demirbay ne minutën e 16, por nje autgol i Zuber në minutën e 34 ekuilibroi gjithçka. Në pjesën ë dytë dominimi i vendasve ishte i dukshëm, por goli mungoi megjithëse ekipi goditi edhe dy shtylla me anë të Humels dhe Myler. Bajerni është i pari me 24 pike, por mund të barazohet nga Laipxig nëse kjo skuadër fiton këtë të diele në shtëpi ndaj Mainz, nga barazimi i trete ne këtë kampionat i skuadrës së Ancelotit përfitoi Dortmundi që më në fund u ringrit duke fituar 2 me 5 ne transferte me Hamburgun. Aubamejang ishte protagonist i madh në këtë ndeshje teksa shënoi 4 gola, i rikthyer pas pezullimit nga klubi për shkak të thyerjes së disiplinës.
Rezultat befasues edhe ne Spanje, teksa në përballjen e javës së 11, Real Sociedad ka mposhtur në shtëpi 2 me 0 Atletikon e Madridit. Ndeshje perfekte për basket që kaluan në avantazh me meksikanin Karlos Vela në minutën e 55 dhe me pas dyfishuan shifrat Willian Jose në minutën e 75. Atletico Madrid mbetet ne vendin e 4 me 21 pike, vetëm 2 pikë më shumë sesa Real Sociedad.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *