E diel, 27 Shtator 2026 Zilia deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Manchester City mban hapin e Liverpool, fiton në transfertë

Manchester City ka fituar në transfertë përballë Everton me rezultatin 1 me 3.

 

Të besuarit e Pep Guardiolës kaluan pa probleme Everton. Në minutën e 24 Gabriel Jesus I dha avantazhin Cityt. Por rezultati u barazua shumë shpejt pasi Coleman vendosi baraspeshën.

 

Me fillimin e të dytës City mori kontrollin e lojës dhe në të 70 kaloi në avantazh pas një super goditjeje dënimi të ekzekutuar mjeshtërisht nga Mahrez.

 

Qytetarët nuk u dorëzuan dhe kaluan sërish në avantazh me Sterling në minutën e 84.

 

Me këtë fitore City renditet në vendin e dytë me 16 pikë, 5 më pak se Liverpool që kryeson Premier League.

Vazhdo të lexosh