E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Manchester City, makineri perfekte/ Mund 5-0 Sportingun e Lisbonës dhe hipotekon çerekfinalen

Manchester City eshte me nje kembe ne fazen cerekfinale te Champions League.

 

Anglezet ishin një makineri perfekte në Zhoze Alvalade kundër Sporting Lisbonë.

 

Reklamë

Entuziazmi fillestar i vendasve u shua shumë shpejt kur sistemi VAR konfirmoi golin e Riad Mahrez qe ne minuten e 9.

 

Pastaj ekipi i Pep Guardiolës e asfaltoi Sportingun duke shënuar dy herë me Bernando Silven, njëri prej të cilëve një super gol,  si dhe  Fill Foden për të mbyllur pjesën e parë 4 me 0.

 

Në të dytën miqtë u mjaftuan me një supergol të Stërling, për të kompletuar spektaklin në Lisbonë e për ta kthyer ndeshjen e kthimit në 9 mars në një ndeshje stërvitore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë