Manchester City zhvilloi një ndeshje të madhe në Old Trafford kundër Manchester United , duke e fituar derbin lehtësisht 2-0, dhe tani është i dyti në Premier League.

“Qytetarët” kaluan në avantazh në minutën e 7′  me anë të një autogoli të Bailly.

Pas avantazhit, City e futi në gjumë lojën pa i dhënë asnjë shans kundërshtarëve të paktën deri në minutën e 27-të, kur një goditje e Cristiano Ronaldos u ndal në qendër nga Ederson. Megjithatë,  heroi I ndeshjes është tjetër njeri, portiere De Gea I cili I mohoi golin miqve në rastet e Gabriel Jesusis dhe më pas Cancelo.  Pak më vonë e njëjta gjë ndodhi edhe ndaj goditjes se De Bruyne, por në fund të pjesës së pare u dorëzua pasi Bernardo Silva shtyu topi në rrjetë në shtyllën e dytë.

Në pjesën e dytë nuk pati më asnjë histori. Skuadra e Guardioles me strilin e vet të zakonshëm, qarkullim I dendur I topit, nuk I dha asnjë shans të zotëve të shtëpisë të cilët, jo vetëm që nuk goditen asnjëherë porten, por kishin vështirësi edhe të preknin topin dhe të dilnin nga gjsymëfusha e vet.

“Djajtë e Kuq” ishin me fat që Foden dhe shokët e tij humbën 2-3 raste të tjera për shënim.

“Qytetaret” jane tashme te dytet me 23 pike, 1 me shume sesa Liverpool, skuader e cila kete te diele luan ndaj Uest Ham.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *