Më në fund Manchester City ben realitet ëndrrën disavjecare për të qene kampione te Europes. Anglezet munden Interin 1 me 0 ne finalen e Stambollit duke fituar per here te pare ne histori Champions League, me shume merite po te kemi parasysh qe ka vite qe eshte pretendente dhe ka luajtur shpesh ne gjysmefinale dhe finale. Inter pavaresisht nje ndeshje te mire nuk arriti te beje realitet synimin per te çuar ne ndeshje trofeun e 4 te Champions League. Dueli i madh i transmetuar ne Tring ne fakt pertej diferenca ne leter qe kane ekipet, ne pjesen e pare ishte deri diku i ekuilibruar edhe pse anglezet paten me shume iniciative. Per tu evidentuar ne kete pjese demtimi i De Brojne. Ne pjesen e dyte ai qe zhbllokoi dhe vendosi ndeshjen ishte Rodri ne mesin e saj. Reagimi i Interit erdhi permes nje traverse te DiMarcos dhe sidomos ne fund kur Lukaku goditi nga afer me koke dhe portieri Ederson mrekullisht largoi topin me kembe. Pep Guardiola feston ne kete menyre Champions edhe me Manchester Cityn pasi e kishte arritur nje objektiv te tille edhe me Barcelonen. Ne kete sezon Manchester City ka fituar “tripleten” pasi u shpall kampion ne Angli, aty ku fitoi edhe FA CUP.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *