Manchester City i shkakton humbjen e parë sezonale kryesuesve të Liverpool

Manchester City rihapi luften per titull ne Premier League dhe e beri ne menyren me te mire te mundshme duke mundur kryesuesit . Ne javen e 21 te ashtequajturit “Qytetaret” fituan 2-1 ndaj Liverpulit me keta te fundit qe pesuan humbjen e pare sezonale .
Ne Etihad Stadium ishin ne fakt te kuqte qe e nisen me mire duke rrezikuar me Sane gjuajtja e te cilit preku shtyllen dhe Stones I cili largoi ne limit topin qe po shkonte drejt rrjetes .
Me kalimin e minutave gara u ndez akoma me shume kur skuadra e Guardiolës ju kunderpergjigj me te njejtin ritem dhe agresivitet kundershtarit .
Ne minuten e 40 pas nje pasimi ne fushe te Bernardo Silva me I miri ne fushe , ishte Aguero edhe njehere macja e zeze e Liverpulit qe kaloi ne avantazh skuadren e tij .
Akoma me emocionuese pjesa e dyte , kur Firminjo ne minuten e 64 ktheu gjithcka ne baraspeshe.
Gjithsesi ishte ceshtje kohe qe te zotet e shtepise te kalonin edhe njehere ne avantazh kur talenti Sane ne minuten e 72 mposhti portierin kundershtar duke shenuar golin e dyte per Man.City . 8 minutat e fundit dritheruese me nga dy raste te pastra per secilen skuader .
Alison bllokoi Agueron dhe Bernardo Silvën, ndërsa nga ana tjeter Ederson reagoi mirë ndaj Salah. Gjithsesi rezultati nuk ndryshoi me Guardiolen dhe skuadres se tij qe tashme I afrohet 4 pike liderve te Liverpulit ne renditje .




