E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Manchester City hap fals, barazon me Newcastle

Manchester City është ndalur në barazim 2 me 2 në sfidën e luajtur përballë Newcastle United.

 

Të besuarit e Guardiolës kaluan të parët të avantazh me Sterling në minutën e 22. Por avantazhi I tyre zgjati vetëm 3 minuta pasi vendasit vendosën baraspeshën me Willems.

 

Reklamë

Por pavarësisht tentativave të shumta të Cityt, u desh minuta e 82 që De Bruyne me një super gjuajtje nga jashtë zone të dyfishonte shifrat.

 

Por po me një super gjuajtje nga jashtë zone, Shelvey barazoi shifrat në 2 me 2 vetëm 6 minuta më vonë. Me këtë barazim City qëndron në vendin e dytë me 29 pikë po aq sa Leicester I vendit të tretë që ka një ndeshje më pak.

Vazhdo të lexosh

Reklamë