E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 2 minuta më parë
Sport

Manchester City degjeneron Chelsean, ashpërsohet lufta për në zonën champions  

Ekipi i Manchester Cityt ka mposhtur ekipin e Chelsea me rezultatin e thellë 6 me 0.

 

Në ndeshjen e luajtur Eithad Stadium, ekipi Guardiolës i dha një leksion ekipit të Sarrit duke e mbyllur qysh pjesën e parë me rezultatin e thellë 4 me 0.

 

Reklamë

Por pjesa e dytë rezultoi fatale për blutë e Londrës sepse mjaftuan vetëm pak minuta dhe City shënoi golin e pestë me Agueron përmes një penalltie dhe të gjashtin me Sterling në të ‘80.

 

Me këtë humbje Chelsea ka zbritur në vendin e pestë duke vështirësuar pozitat për një vend në champions pas fitores së arritur nga Manchester United, I cili ka marrë vendin e katërt.

 

Nga ana tjetër fitore të rëndësishme arriti dhe ekipi I Tottenham që mposhti me rezultatin 3 me 1 ekipin e dhelprave në shtëpi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë