E hënë, 9 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Manchester City “blindon” Champions

Manchester City hodhi nje tjetër hap te rëndësishëm drejt sigurimit te nje vendi ne Uefa Champions League për edicionin e ardhshëm. Skuadra e Guardioles mundi 2 me 1 Leicesterin ne javën e 37 te Premier League duke qënë në vendin trete me 72 pike. “Qytetaret” kanë 2 pikë më shumë sesa Liverpul dhe kanë shanse të mëdha që në dy takimet qe i kanë mbetur të sigurojnë pikët e duhura që të qëndrojnë të paktën mes 4 më të mirëve të kampionatit.

 

Kundër ish-kampiones, Leister, vendasit e Manchester City nuk është se e patën shumë të lehte megjithëse shkuan deri në shifrat 2 me 0. David Silva në minutën e 29 kaloi te besuarit e Guardioles në avantazh, ndërsa 7 minuta më vonë ishte talenti Brazilian Gabriel Jesus që dyfishoi shifrat me 11-metersh.

 

Reklamë

Shinji Okazaki rihapi ndeshjen pak minuta më vonë për Leicester, e cila në pjesën ë dytë pati shansin e artë për të barazuar teksa fitoi një 11-metersh në minutën ne 77.

 

Mejithatë Mahrez që mori përsipër ekzekutimin, rreshkëti që gjatë tentativës për të goditur, duke e prekur dy herë topin e për pasojë gjyqtari dha faull në favor të vendasve. Tani Manchesterit do t’i duhet maksimumi 4 pikë kundër Wba dhe Watford për të siguruar zonën Champions.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë