Rezultat surprize ne javën e dyte te premier league-s angleze ku Manchester City i Pep Guardioles u ndal ne shtëpi nga Everton. 1-1 ne “Etihad Stadium” me protagonist absolut te mbrëmjes Uejn Runi. Fillimi i takimit nuk ishte shume entuziast ku për te pritur rastin e pare serioz duhej 25 minuta me Pikford, i cili bllokoi nje gjuajtje te Otamendi, ndërsa Aguero nuk arriti te zhbllokonte shifrat.

 

Ne minutën e 33 ishte përsëri sulmuesi argjentinas qe krijoi një aksion goli, por David Silva i pafat përballë shtyllës. Atëherë kur dukej momenti me i mire per “citizens”, ishte Everton qe kaloi ne avantazh me Uejn Runi ne minutën e 33.

 

Per sulmuesin anglez goli me numër 200 ne kampionatin anglez. Vendasit u munduan te reagojnë, por ne fundin e pjesës se pare pas dy kartonëve te verdhe, Kajli Uollker la skuadër me një lojtar me pak. Ne inferioritet numerik, skuadra e Guardioles vuajti shume ne krijimin e rasteve dhe per barazimin priti minutën e 82 kur Sterling i future si zëvendësues shënoi per skuadrën e tij.

 

Ne dy minutat e fundit edhe miqtë ngelen me nje lojtar me pak pas daljes me te kuqe te Shniderlin. 1-1 rezultati përfundimtar ku ashtu si viti i kaluar tekniku katalanas Guardiola edhe nje here nuk arrin te mundi mikun e tij holandez Ronald Kuman, i cili ishte mentori i tij ne kohen e Barcelones se Johan Krujf.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *