Subscribe

Përdorimi i teknologjisë dhe platformave digjitale, por jo vetëm, e kanë vendosur gjuhën amtare përballë sfidave që e kërcënojnë atë. Në ditën ndërkombëtare të arsimit, viti 2024 është shpallur edhe si viti i gjuhës shqipe, e në këtë kontekst, ministria e arsimit dhe sportit vë theksin në disa projekte me rëndësi prioritare.

 “Përgatitemi për konkursin kombëtar të gjuhës shqipe në shkolla, edicioni i dytë, një konkurs që do të përfshijë me mijëra nxënës. Përmbyllim këtë vit punën e nisur për tekstin e përbashkët për gjuhën dhe kulturën shqipe në diasporë niveli i dytë dhe i tretë si dhe do të bashkërendojmë punën me akademinë e shkencave për fjalorin e madh të gjuhës shqipe”, tha ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu.

Akademikët në vazhdimësi kanë kërkuar vëmendje jo vetëm nga institucionet por e gjithë shoqëria, pasi përgjegjësia për ta ruajtur gjuhën, peshon mbi të gjithë. Për herë të parë këtë vit, data 22 Nëntor do të jetë festë zyrtare në Ditën Kombëtare të Alfabetit Shqip. /vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *