E shtunë, 26 Shtator 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Manastirliu uron Ditën e Mësuesit: Mirënjohje të thellë dhe respekt

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ka uruar mësuesit në Ditën e Mësuesit, me një video – dedikim për ta, me “Himnin e Mësuesit”, kënduar nga nxënësit e shkollave të Tiranës dhe Kori i Liceut Artistik.

“Gëzuar 7 Marsin me “Himnin e Mësuesit”, kënduar nga nxënësit e shkollave të Tiranës dhe kori i Liceut Artistik, me mirënjohjen më të thellë dhe respekt për mësuesit e çdo krahine të Shqipërisë, të trojeve ku flitet shqip dhe diasporë”, shkruan në urimin e saj Ministrja Manastirliu.

Ky urim i veçantë dhe performanca e “Himnit të Mësuesit” është dhe një shprehje falënderimi për mësuesit, por edhe si një kujtesë për vlerën që arsimi dhe mësuesit kanë në shoqërinë shqiptare dhe më gjerë.

Vazhdo të lexosh