Subscribe

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se nëse do të ketë të prekur rëndë nga koronavirusi në Shqipëri, ata do të dërgohen tek Spitali Infektiv në QSUT. Gjatë fjalës që mbajti për mediat, ajo shtoi se janë marrë të gjitha masat për të përballuar situatën.

 

“Spitalet janë të pajisura me stokun e nevojshëm për mbrojtjen e tyre. Protokollet mjekësorë janë po aq të rëndësishme për t’u ndjekur. Në Maqedoninë e Veriut unë kam pasur komunikime për të kombinuar forcar për çështje të caktuara për të përballuar virusin e ri. Të gjitha strukturat tona janë në gatishmëri. Me evidentimin e rastit të parë ne vëmë në gatishmëri strukturën në QSUT me një kapacitet prej 80 shtretërish. Nëse do të kishin nga 0-100 raste të prekura duke përfshirë këtu edhe raste të rënda, kemi siguruar kapacitet në spitalin infektiv. 5% e rasteve do të kenë nevojë për kontroll respirator. Ne kemi vendosur kapacitetet e neojshme për mbrojtjen personale, medikamenteve dhe për sa i përket karantinës.”

 

Ogerta Manastirliu u bëri thirrje edhe një herë qytetarëve që të ruajnë qetësinë dhe të mos besojnë lajmet e rreme. Deri tani, nuk ka asnjë të prekur nga koronavirusi në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *